Një person është arrestuar në Skenderaj pasi kishte sulmuar dy vajza të mitura.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari dhe viktimat janë familjar në mes vete. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Klankosova.tv