Një person nga fshati Runik, Skenderaj, ka raportuar në polici djalin e tij i cili e sulmoi fizikisht.
Bëhet e ditur se djali me probleme psiqike pas sulmit ai ka demoluar edhe orenditë e shtëpisë, thuhet ne raportin e policisë.
I dyshuari pas tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë i policisë:
Skenderaj 20.01.2024-20:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij kosovar (me probleme psikike), e ka sulmuar fizikisht dhe ka demoluar orenditë shtëpiake. I dyshuari pas tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.