Skenderaj nderon heroin Idriz Rrecaj

Prishtinë | 16 Tet 2026 | 08:43 | Nga Ekonomia Online

Në Komunën e Skenderajt sot do të organizohen aktivitete përkujtimore dhe ceremonia e varrimit të mbetjeve mortore të heroit Idriz Rrecaj, në nderim të jetës, veprës dhe kontributit të tij për atdheun.

Aktivitetet do të zhvillohen sipas këtij orari:

12:00 – Akademi përkujtimore, në Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj.

13:00-15:00 – Homazhe pranë arkivolit, në Palestrën Sportive “Ilaz Kodra” në Skenderaj.

16:00 – Ceremonia e varrimit, në Varrezat e Dëshmorëve në Marinë.

Idriz Rrecaj ishte një nga viktimat nga “Grupi i Intelektualëve”, eshtrat e të cilëve u gjendën së fundmi në varrezën masive në Zubin Potok. 

Të ngjashme