Skënderbeu, kampion bote për kurdisje të ndeshjeve

Prishtinë | 25 Kor 2018 | 09:43 | Nga

Dy muaj më parë, ekipi elitar i Shqipërisë, Skënderbeu i Korçës, ngriti trofeun lart në qiell, duke festuar titullin e shtatë të kampionit në tetë edicionet e fundit.

Por gëzimi i përjetuar tani është një kujtim i largët për shkak se Skënderbeu u pezullua për një dekadë prej të gjitha garave evropiane – sanksioni më i rreptë që është shqiptuar ndonjëherë nga UEFA, transmeton Koha Ditore.

Gjithashtu ekipit shqiptar iu shqiptua një gjobë prej një milion eurosh. Të gjitha këto vendime, UEFA i mori pasi u konstatua se ekipi korçar ka kurdisur numër të madh të ndeshjeve, më së shumti në histori.

“Ky ekip ka kurdisur ndeshje më shumë se çdo ekip tjetër që ka bërë në historinë e këtij sporti”, thuhet në raportin e Komitetit të Disiplinës dhe Etikës së UEFA-s i nxjerrë në muajin mars.

Çdo shpresë e Skënderbeut për të hequr pezullimin e UEFA-s u shua në qershor kur Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) me seli në Lausanne konfirmoi vendimin.

Për Skënderbeun, vendimi nuk është asgjë më pak se një “dënim me vdekje”, ka thënë presidenti i klubit Ardian Takaj, që shpresonte t’i siguronte ekipit pjesëmarrjen në raundet eliminatore të Ligës së Evropës gjatë këtij muaji.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme