Ekonomia Online
FUNDIT

Skënderbeut i hiqet titulli kampion

Skënderbeut i hiqet titulli kampion

Komisioni i Etikës është mbledhur sot dhe ka marrë vendimin në lidhje me klubin Skënderbeu. Korçarëve iu është hequr titulli kampion i sezonit 2015-2016 dhe u janë zbritur 12 pikë nga sezoni i fundit, që gjithsesi e mbajnë vendin e tretë me 60 pikë. Veç kësaj, për korçarët ka edhe një gjobë prej 20 milionë […]

Komisioni i Etikës është mbledhur sot dhe ka marrë vendimin në lidhje me klubin Skënderbeu.

Korçarëve iu është hequr titulli kampion i sezonit 2015-2016 dhe u janë zbritur 12 pikë nga sezoni i fundit, që gjithsesi e mbajnë vendin e tretë me 60 pikë.

Veç kësaj, për korçarët ka edhe një gjobë prej 20 milionë lekësh, ndërkohë mbetet për t’u parë nëse Skënderbeu do e apelojë vendimin.

Tashmë pritet të zyrtarizohet edhe titulli kampion për Partizanin, e renditur e dyta pas korçarëve në sezonin 2015-2016.

Të ngjashme