Skena politike në Kosovë është “pasuruar” me tri subjekte të reja. Nga 44 sa ishin deri më tani, regjistrit të partive politike i shtohen edhe tri të tjera, duke e çuar në 47 numrin e përgjithshëm të tyre, raporton Ekonomia Online.
Vendimi për regjistrimin e tyre është marrë në mbledhjen e parë të KQZ-së pas betimit të tyre javën e kaluar.
Partitë e reja politike janë: Iniciativa Balli, Bošnjačka Stranka dhe Kosova Adalet Türk Partisi.
Drejtori Ekzekutiv i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, Ylli Buleshkaj, tha se të gjithë këto parti i kanë plotësuar kushtet ligjore.