Skerdi lajmëron se do të shkëputet nga muzika

Prishtinë | 11 Mar 2019 | 17:53 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i hitit “Si Bugatti” ka sqaruar edhe arsyet që e “detyruan” të marrë një vendim të tillë.

Ditën e djeshme Skerdi Ago njoftoi shkëputjen nga kompania diskografike “Redbox”, pjesë e së cilës ka qenë prej kohësh bashkë me Gjikon.

Ndërkohë që ditën e sotme ka ardhur një tjetër lajm nga këngëtari i njohur, i cili ka lajmëruar se do të shkëputet për një periudhë kohe nga muzika.

Këngëtari i hitit “Si Bugatti”, ka postuar një status në profilin e tij personal në Instagram, ku ka sqaruar edhe arsyet që e “detyruan” të marrë një vendim të tillë.

Skerdi është shprehur se për muzikën ka sakrifikuar shumë gjëra ndaj tani ndaj ka zgjedhur të vijojë i vetëm. Ai shkruan se do të bëjë pushim për një farë kohe deri në përgatitjen e projekteve të reja, kur të jetë momenti i tij.

“Muzika- Gjëja që kam dashur që në fëmijëri. Kam sakrifikuar shumë për të, madje kam qëndruar larg familjes për të arritur ëndrrën time, pa e ditur nëse do mund ta realizoja. Megjithatë, mendoj që kam arritur në një pikë që kam dashur, të paktën deri sot, duke ju falenderuar të gjithë bashkëpunëtoreve të mi, atyre që më hapën shumë rruge dhe besuan në mua. Sot, kam zgjedhur të vazhdoj vetëm dhe ta kompletoj ëndrrën time, deri në fund. Nuk jam shprehur kurrë kaq drejtpërdrejt por tani i erdhi koha. Do pauzoj për pak kohë në mënyrë që të jem shumë energjik atëherë kur rikthehem. Do shihemi shumë shpejt me projekte dhe gjëra të reja, atëherë kur është momenti im. Falenderoj secilin nga ju që më keni dhënë mbështetje dhe forcë për të mos u dorëzuar pavarësisht vështirësive që ka ky profesion. Ju dua dhe vazhdoni të qëndroni me mua. I juaji Skerdi”- shkruan në postimin e tij këngëtari. /Express

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme