Të dhjetë anëtarët e një grupi skiatorësh të kapur nga një ortek pranë vendpushimit të Lech-Zuers në Austrinë perëndimore të dielën, janë shpëtuar, thotë policia.
Helikopterët, prozhektorët dhe qentë e ortekut u përdorën në operacion për gjetjen e personave të zhdukur pas frikës fillestare se ata ishin varrosur në dëborë, shkruan BBC.
“Sipas informacioneve tona të deritanishme, mund të supozohet se nuk ka më njerëz të zhdukur”, tha më vonë policia.
Nuk u dhanë detaje për kombësitë e skiatorëve.
Orteku ndodhi rreth orës 15:00 me orën lokale, në një lartësi prej 2.700 m.