Skicë-Memorandum për fuqizimin e Kosovës
Prishtinë | 07 Jan 2023 | 22:59 | Nga Milazim Krasniqi
- Mbajtja lart në agjendë e çështjes së krimeve të Serbisë, spastrimit etnik dhe gjenocidit të viteve 1998-1999 dhe të viteve 1912-1913.
- Kompletimi i dosjes dhe inicimi i padisë kundër Serbisë në Gjykatën e Drejtësisë për krime të luftës.
- Minimizimi i Gjykatës Speciale – prezantimi saj si pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës.
- Fuqizimi i Luginës së Preshevës, me integrim e bashkëpunim shumëplanësh arsimor, kulturor, ekonomik dhe zgjerimi i kooperimit ekonomik mbi jugun e Serbisë.
- Bashkëpunimi intensiv dhe shumëplanësh me Shqipërinë.
- Raporte sa më të afërta ekonomike, kulturore e politike me Malin e Zi e me Maqedoninë.
- Iniciativa kulturore e arsimore për rikthimin në identitet të shqiptarëve të Peshterit.
- Stimulimi i rikthimit të shqiptarëve nga mërgatat, integrimi dhe investimet e tyre në Kosovë.
- Fuqizimi i partneritetit euro-atlantik të Kosovës.
- Integrimi i plotë i goranëve në shoqërinë dhe shtetin e Kosovës, krahas komuniteteve të tjera.
- Rishikimi i statusit të Kishës Ortodokse Serbe, duke e futur qartazi në sistemin juridik të vendit tonë me një Marrëveshje Themeltare.
- Eliminimi i komunave rurale me riorganizim.
- Minimizimi i bashkësisë së komunave me shumicë serbe.