Janë bërë tre ditë (27 janar) që nga vdekja tragjike e ish-menaxherit dhe bashkëthemeluesit të ‘Babastars’, Albert Krasniqi.
Për këtë ngjarje të trishtë reaguan figura të njohura publike, të cilët kishin pasur shoqëri të ngushtë me të.
Njëri prej tyre është edhe Visar Shala, i njohur ndryshe si Skivi, që përmes rrjetit social Instagram bëri sërish një dedikim prekës.
“Janë bërë tre ditë pa ty, pusho i qetë shoku jonë, kjo xhiro shkon për ty. Zoti të shpërbleftë me parajsë. Shihemi në botën tjetër”, ka shkruar ai në përshkrimin e imazhit.
Skivi përndryshe shihet në një makinë, ndërsa duket që ende mendon për shokun e tij të ngushtë.
I ndjeri dyshohet se u vra nga babai i tij, Skënder Krasniqi, ndërsa ngjarja tronditëse ndodhi rreth orës 17:00.