Luka Modriç është i lumtur në Real Madrid, por pavarësisht kësaj, ai vazhdon të kërkohet nga shumë skuadra evropiane.
Arsenal është duke përgatitur një ofertë prej 60 milionë eurove për mesfushorin e Real Madridit, Luka Modric, shkruan Don Balon.
Modric thuhet se po mendon kthimin në Premierligë, pas gjashtë sezone të suksesshme të kaluara në Madrid.
Për kroatin po ashtu janë duke u interesuar edhe ish-skuadra e tij Tottenham, Liverpool dhe Juventus.
Modric ka kontratë me Realin deri në verën e vitit 2021. /Express/