Skuadra e Jovetiqit për sezonin e ri është befasi e madhe

Prishtinë | 26 Tet 2017 | 16:33 | Nga

Duket se marrëdhënia mes Stevan Jovetiqit dhe Sevillas është një dashuri e destinuar të zgjasë.

Edhe pse nuk kishte financat e mjaftueshme për t’a blerë përfundimisht nga Interi verën e kaluar.

Klubi andaluzian do të tentojë ta rimarrë në skuadër sulmuesin malazez i cili para pak muajsh u bë zyrtarisht pjesë e Monacos.

Sipas mediave spanjolle drejtuesit e Sevillas kanë nisur bisedimet me Monacon për të bërë të mundur rikthimin e Jovetiqit në janar në “Ramon Sanchez Pizjuan”.

Gjatë gjysmës së dytë të sezonit të kaluar malazezi luajti në formë huazimi nga Interi te Sevilla duke fituar zemrat e tifozëve andaluzianë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme