Skuadra e njohur italiane e do me çdo kusht Vedat Muriqin

Prishtinë | 03 Maj 2020 | 18:10 | Nga Ekonomia Online

Vedat Muriqi vazhdon të jetë njëri nga futbollistët kosovar më të përfolur dhe kërkuar në tregun e transferimeve.

Vedat Muriqi po kalon vetëm sezonin e parë te Fenerbahce, por falë paraqitjeve të mira me gjigantin turk dhe Kosovën, ai ka marrë vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha europiane.

‘Corriero dello Sport’ raporton se trajneri i Lazios, Simeone Inzaghi, ka kërkuar transferimin e një sulmuesi të përshkruar si gjigant, pasi thuhet se ka dështuar transferimi i Olivier Giroudit

Kësisoj, drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, tani është hedhur në sulm për sulmuesin prizrenas dhe besohet se do provojë çdo mundësi për transferimin e tij në kryeqytetin italian. Fenrabahce besohet se do kërkojë së paku 20 milionë euro për shitjen e tij.

Ndryshe, për Vedat Muriqin besohet se interesim kanë shprehur edhe skuadrat si Burnley, Manchester United, Tottenham Hotspur e Napoli.

Të ngjashme