Skuadra e Universitetit kualifikohet në Evropa Ligë

Prishtinë | 20 Maj 2019 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e një Universiteti në Uells, Cardiff Met FC është kualifikuar në mënyrë sensacionale në raundin e parë të kualifikimeve në sezonin e ardhshëm të Evropa Ligës.

Skuadra e nga jugu i Uellsit, që përbëhet kryesisht nga studentët që ndjekin doktoraturën dhe masterin në lëndë të ndryshme të tilla si psikologjia sportive, stërvitja sportive, analiza e performancës dhe më shumë, ishim shumë afër të siguronin një vend ”play-off” në Europa Ligë edhe në vitin 2017.

Me këtë rast ata përfunduan në vendin e gjashtë në Premier Ligën e Uellsit, por bënë maksimumin e sistemit të ”play-off ”para humbjes 1-0 nga Bangor City, transmeton lajmi.net.

Këtë sezon, Cardiff Met bën befasinë dhe arritën të kapnin qëllimin e tyre.

Universiteti mposhti në finalen e ”play-off” Bala Town në një dramë të vërtetë, kur portieri Will Fuller arriti të priste tre penallti.

Cardiff Met do debutojë në Evropë në muajin e ardhshëm.

Të ngjashme