Robin Gosens është njëri nga mbrojtësit anësor më të mirë në Serie A.
Mbrojtësi i majtë gjerman ka shkëlqyer këtë edicion me Atalantën, pasi përveç lojës së mirë në mbrojtje ai ka bërë mjaftë mirë edhe në fazën ofensive.
25-vjeçari ka luajtur në 26 takime në të gjitha garat me Atalantës, derisa ka shënuar tetë gola e ka bërë katër asistime.
Falë formës fantastike që ka treguar, Gosens është bërë njëri nga mbrojtësit më të kërkuar nga skuadrat e mëdha.
Bayern Munich, Schalke 04 dhe RB Leipzig e duan në Bundesliga gjermanin, derisa interesim kanë shfaqur edhe Chelsea e PSG.
Ndërkohë sa i përket skuadrave italiane, thuajse të gjithë të mëdhatë janë vënë pas tij.
Roma, Juventus, Inter dhe Napoli kërkojnë ta transferojnë Gosensin në afatin kalimtar të verës.
Mbrojtësi i majtë ka kontratë me Atalantën deri në vitin 2022, derisa klubi bergamask kërkon të fitojë rreth 35 milionë euro nga shitja e tij.