Skuadrat dhe stafi teknik i klubeve të Serie A do të mbesin në izolim për 15 ditë nga koha kur të rifillojë stërvitja në grup.
Komiteti Shkencor dhe Teknik i Italisë dëshiron të ndihmojë rikthimin e ndeshjeve në Serie A në kushte më të sigurta të mundshme, ndërsa ka shpjeguar se lojtarët dhe stafi do të duhen të futen në periudhë izolimi kur të kthehen stërvitjet në grup.
“Skuadra dhe anëtarët e stafit teknik do të mbesin në izolim për 15 ditë nga rikthimi i stërvitjeve në grup”, ka shpjeguar komiteti.
Kushtet janë për të përgatitur klubet për periudha më të gjata të izolimit në kampe stërvitore për të evituar ndonjë infektim nga jashtë.
Serie A është duke punuar në protokolle për rifillim të stinorit. Ministri i Sportit i Italisë, Vincenzo Spadafora, ka thënë se stërvitjet në grup mund të rifillojnë nga 18 maji, por ka paralajmëruar se gjithë skuadra do të futet në karantinë nëse një lojtar apo një anëtar i stafit del i infektuar me koronavirusin e ri.
Nevoja për të mbajtur lojtarët dhe stafin në kampe në stil të Kampionatit Botëror mund të jetë vendimtare, pasi një lojtar pozitiv mund të vulos fatin e gjithë stinorit.
Cagliari të martën ka njoftuar se nuk ka ndonjë rast pozitiv me koronavirus në radhët e veta.