Skuadrat që duan titullin, Prishtina e Trepça përballen në gjysmëfinale

Prishtinë | 13 Pri 2023 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Sigal Prishtina e Trepça ka kohë që kanë shfaqur synimet për ta përmbyllur edicionin 2022/2023 me titull të kampionit të Kosovës në basketboll. Por rruga deri te titulli është ende e gjatë për të dy skuadrat. Madje vetëm njëra prej tyre do të jetë në finale të Play Off-it.

Dy skuadrat me nam të basketbollit kosovar synojnë që ta kthejnë titullin e kampionit. Prishtina për herë të fundit e ka fituar titullin në vitin 2019, ndërsa Trepça në vitin 2012.

Të dy skuadrat këtë edicion e kanë fituar nga një trofe të basketbollit kosovar, por titulli e kampionit do të bënte që edicioni të mbyllej në mënyrën më të mirë të mundshëm. Prishtina ka triumfuar në Superkupën e Kosovës, ndërsa Trepça për vitin e dytë rresht e ka fituar Kupën e Kosovës. Prishtina e Trepça ishin në dy finalet.

Tani do të përballen në gjysmëfinale, kurse ndeshja e parë luhet të enjten prej orës 20:30 në Prishtinë.

Prishtina do të jetë vendase edhe në ndeshjen e pestë eventuale, pasi pjesën e rregullt të kampionatit e mbylli në pozitën e parë, derisa Trepça ishte e katërta.

Të ngjashme