Të poshtëruar në jug nga Greqia, e cila i detyroi të ndryshonin emrin e shtetit; të kushtëzuar në lindje nga Bullgaria, e cila u kërkon të njohin me kushtetutë komunitetin bullgar në Maqedoni, sllavët maqedonas, për të gjetur një pikë ngushëllim, kanë zgjedhur afrimin me Serbinë dhe ringjalljen e diskriminimit të shqiptarëve.
Këta të fundit, të dhënë pas anadollizimit masiv dhe të hasmuar politikisht me njëri-tjetrin, përditë e më pak po manifestojnë kapacitete që të rezistojnë në mbrojtje të asaj që patën arritur pas luftës së vitit 2001, se për të avancuar të drejtat kombëtare as që bëhet fjalë.
Sepse të drejtat kombëtare mbrohen e avancohen vetëm në kushtet kur ekziston një vetëdije e fortë kombëtare.
Kur kjo shpërbëhet, bashkë me të humbin edhe brengat për këto të drejta.