Sllovaki, dy të vdekur pas të shtënave jashtë lokalit LGBT

Prishtinë | 13 Tet 2022 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Dy persona kanë vdekur si pasojw e tw shtwnave me armw zjarri jashtë një lokali LGBTI në kryeqytetin e Sllovakisë, Bratislavë.

Një person i tretë u plagos në sulmin e të mërkurës në mbrëmje pranë lokalit Teplaren, afër qendrës së qytetit, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

I dyshuari i armatosur u gjet i vdekur të enjten në mëngjes, ka njoftuar policia.

Informacioni mbi motivin e tij nuk është bërë i ditur. Megjithatë, mediat lokale raportuan se ai kishte shkruar postime në mediat sociale që tregonin se kishte pikëpamje kundër LGBT-ve dhe hebrenjve.

I riu u identifikua gjithashtu në mediat sllovake si djali i një ish-kandidati për një parti politike të ekstremit të djathtë.

Të enjten, kryeministri Eduard Heger dënoi sulmin, duke thënë se çdo formë e ekstremizmit ishte e papranueshme. Ndërkohë, presidentja Zuzana Caputova u bëri thirrje politikanëve të vendit që të ndalojnë përhapjen e urrejtjes.

Të ngjashme