Ministria e Jashtme e Sllovakisë ka ngritur shqetësimin në lidhje me grupin nacionalist të motoçiklistëve “Ujqit e Natës”, të afërt me presidentin rus Vladimir Putin, të cilët kanë ngritur një bazë në këtë vend.
Baza e tyre ndodhet në Dolna Kupa, 70km nga kryeqyteti Bratislava.
“Ne mendojmë se ndikimi i anëtarëve të tyre është i dëmshëm. Ne veçanti përhapja e mendimeve që kanë për qellim të rishkruajnë historinë” ka deklaruar kryediplomati sllovak.
Grupi në fjalë janë sanksionuar nga SHBA-të, nen akuzat se ju kishin ofruar ndihmë rebelëve pro-rusë në Ukrainë.