Sllovakia ekstradoi në Rusi një terrorist të dyshuar

Prishtinë | 18 Kor 2018 | 14:08 | Nga

Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi tha se Sllovakia ka ekstraduar një çeçen, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në sulme terroriste në Kaukazin Verior.

Shërbimi rus tha se Aslan Yandiyev, i lindur më 1978, është ekstraduar në Moskë.

Sipas burimit të njëjtë, ai dyshohet se ka marrë pjesë në akte terroriste në Vladikavkaz, kryeqytetin e rajonit të Osetisë Veriore, i cili kufizohet me Çeçeninë, në vitin 2006.

Shërbimi rus i Sigurisë tha se Yandiyev dyshohet se ka qenë anëtar i një grupi të armatosur, i cili është komanduar drejtpërdrejt nga udhëheqësi ushtarak çeçen, Shamil Basayev, dhe se ka përdorur dokumente të falsifikuara për t’u larguar nga Rusia drejt Bashkimit Evropian, në vitin 2010.

Basayev, i cili ka qenë një figurë kyçe në dy luftërat post-sovjetike midis Moskës dhe separatistëve çeçenë dhe ka qenë njeriu më i kërkuar në Rusi, është vrarë në një shpërthim në vitin 2006.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme