Sllovakia rikthen sërish epërsinë ndaj Kosovës

Prishtinë | 26 Mar 2026 | 21:32 | Nga Ekonomia Online

Sllovakia ka rikthyer sërish epërsinë ndaj Kosovës. Lukas Haraslin realizoi në fund të pjesës së parë për 2:1.

Ai realizoi nga gjuajtja e lirë. Edhe pse topi dukej si harkim, ai kaloi krejt mbrojtjen para golit dhe përfundoi në rrjetën e Aro Muriqit.

Fillimisht ishte Sllovakia që shënoi golin e parë në minutën e gjashtë ndërsa Kosova nuk vonoi për ta barazuar.

Veldin Hoxha realizoi me të majtën nga afro 18 metra pas pasimit nga Mërgim Vojvoda.

Të ngjashme