Slloveni-Danimarkë, Eriksen rikthehet në kompeticionin ku gati kishte humbur jetën

Prishtinë | 16 Qer 2024 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Sllovenisë dhe Danimarkës, e vlefshme për grupin C në Kampionatin Evropian.

Këto dy ekipe, së bashku me Anglinë dhe Serbinë që luajnë në mbrëmje e përbëjnë grupin e tretë të Euro 2024.

Si Sllovenia, ashtu edhe Danimarka do të kërkojnë me çdo kusht fitoren sot.

Nga minuta e parë për Danimarkën do të startojë edhe Christian Eriksen, i cili rikthehet në kompeticionin ku tri vite më herët gati sa nuk e kishte humbur jetën.

Të ngjashme