Sllovenia dhe Danimarka zemërgjerë, i ndajnë pikët

Prishtinë | 16 Qer 2024 | 20:05 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar ndeshja mes Sllovenisë dhe Danimarkës me rezultat 1:1 në kuadër të Kampionatit Evropian.

Në “Stuttgart Arena”, u zhvillua një lojë spektakulare mes të dyja skuadrave.

Nga ky rezultat, skuadrat ndajnë pikët e tyre.

Nga Danimarka shënoi gol Christian Eriksen, i cili u bë ‘i gjallë’ pas gati katër viteve.

E për Slloveninë golin e barazimit e shënoi Erik Janza në minutën e 77′.

Ndërkaq gjatë ndeshjes nuk mungoi as kartoni i verdhë për të dyja ekipet.

Nga ana e Danimarkës u dënua Hjulmand, ndërsa nga ana e Sllovenisë Stojanoviqi me Celarin.

Të ngjashme