Sllovenia mbështet Kosovën për liberalizimin e vizave

Prishtinë | 04 Kor 2022 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se ka marrë mbështetje për liberalizimin e vizave për Kosovën, nga homologu i saj slloven, Borut Pahor.

Në konferencën e përbashkët për media, e para e shtetit tha se është e papranueshme që çështje e liberalizimit të vizave të hapet sërish.

“Është e papranueshme që çështja e vizave për Kosovën të hapet sërish. Ne kemi përmbushur kriteret para katër viteve. PE ka votuar dy herë për neve tani i mbetet shteteve anëtare. e presim të arrihet në muajt në vijim”.

Osmani ndër të tjera ka falënderuar shtetin e Sllovenisë për mbështetjen ndaj Kosovë në të gjitha etapat, përfshirë këtu edhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Të ngjashme