Natasa Pirc Musar është zotuar të kapërcejë ndarjen e thellë midis të majtëve dhe të djathtëve në Slloveni, pasi u shpall presidente e vendit. Ajo është presidentja e parë grua në Slloveni, shkruan Euronews.
Pirc Musar kryesoi ndaj ish-ministres së Jashtme konservatore Anze Logar me 54 për qind kundrejt 46 për qind.
“Detyra ime e parë do të jetë hapja e dialogut mes të gjithë sllovenëve”, tha ajo.
Asnjë nga shtatë pretendentët nuk arriti të mbledhë më shumë se 50 për qind të votave në raundin e parë dhe kështu të sigurojë fitoren, që do të thotë se Logar dhe Pirc Musar shkuan përpara në balotazh.
Kreu i shtetit shihet si një pozicion autoriteti dhe ndikimi në Slloveni, megjithëse është kryesisht një rol ceremonial.
Presidentët emërojnë kryeministrat dhe anëtarët e gjykatës kushtetuese, të cilët më pas zgjidhen në parlament dhe emërojnë anëtarët e komisionit kundër korrupsionit.
Si një avokate e shquar, Pirc Musar përfaqësoi ish-zonjën e parë të SHBA-së, Melania Trump, për të drejtat e autorit dhe çështje të tjera në Slloveninë e saj të lindjes.