Ekipi slloven i futbollit ka mbërritur në Prishtinë, ku nesër në mbrëmje do të luajë ndeshjen e tretë në Ligën e Kombeve,
Kosova e pret Slloveninë në “Fadil Vokrri”, ku ne aktualisht kemi një pikë nga dy ndeshjet e para në Grupin C, ndërsa sllovenët kanë tubuar deri tani katër pikë.
Ekspedita e sllovenëve ka arritur në Prishtinë, dhe vjen pas fitores ndaj San Marinos në miqësore me rezultat 4-0.
Sllovenia do të zhvillojë një seancë zyrtare stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri” në ora 18:00 pasdite.
Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë do të zhvillohet nga ora 20:45 me.