Smajl Latifi: 2 nga 4.5 hektarë me vreshta u ngritën vitin e kaluar, falë konsulencës së ofruar nga Komuna e Rahovecit

Prishtinë | 01 Tet 2025 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Rahovecit dhe njëherit kandidat për një mandat tjetër nga AAK-ja, Smajl Latifi ka vizituar fermerin Tasim Dula nga Rahoveci.

Në një postim në Facebook, Latifi theksoi se falë konsulencës së ofruar nga Komuna e Rahovecit për aplikim në grantet e Ministrisë së Bujqësisë gjysma e vreshtave u ngritën vitin e kaluar.

“Duke trashëguar traditën familjare 100-vjeçare për prodhimin e fidanëve të hardhisë nga babai Bahtjari, fermeri Tasim Dula nga Rahoveci, sot është bërë emër suksesi në këtë fushë. Gjatë vizitës që i bëmë sot, Tasimi na tregoi se tani prodhon rreth 150 mijë fidanë në vit, ndërsa, përveç kësaj, kultivon edhe vreshta në një sipërfaqe prej 4.5 hektarësh. Më gëzoi veçanërisht fakti që 2 nga këta 4.5 hektarë me vreshta u ngritën vitin e kaluar, falë konsulencës së ofruar nga Komuna e Rahovecit për aplikim në grantet e Ministrisë së Bujqësisë”, ka shkruar ai.

Të ngjashme