Kryetari i Komunës së Rahovecit dhe kandidati për mandatin e ardhshëm, Smajl Latifi ka zhvillur një tubim në fshatin Celinë.
Në një postim në Facebook, Latifi u shpreh se qytetarët mbështetin konceptin e tij qeverisës
“Tubimi në Celinë mblodhi shumë qytetarë, të cilët përqafojnë konceptin tonë qeverisës. Ata e dinë që ne e mbajmë fjalën dhe me ne Puna Nuk Ndalet. Duke i dhënë përkrahje ofertës sonë, qytetarët e Celinës i dhanë besimin edhe kandidatit tonë për Kuvendin e Komunës, Afrim Dina, i cili mori mbështetjen e parezervë në kandidaturën e tij”, ka shkruar ai.