Smakiqi: Në Trepçë filloi rënia e Jugosllavisë dhe aty duhet të jetë fundi i Albin Kryemashtruesit

Prishtinë | 30 Tet 2023 | 18:40 | Nga Ekonomia Online

Avokati kosovar, Xhevdet Smakiqi, ka kritikuar institucionet për mospërkrahje ndaj grevistëve minatorë të Trepçës.

Sipas tij, po të ndodhte kjo situatë në qeveritë e kaluara, Albin Kurti do t’i bllokonte sheshet e Prishtinës në shenjë proteste.

Smakiqi ka thënë se partitë opozitare t’i bashkohen kësaj greve, pasi siç thotë “aty ka nisur fundi i Jugollsavisë dhe aty duhet të fillojë fundi i Albin Kurtit Kryemashtruesit”.

Postimi i plotë:

Perballë një diktature te Albin Kurtit, kundër grevistëve te sindikates se minatorëve deputetet e opozites sa shetiten nëpër diasporë duhet te gjithë te shkojnë në horizontet e Trepçes te qendrojnë me ta deri në rrezimin e Qeverisë Kurti.

Po ti suspendonte Isa Mustafa, Avullah Hoti apo Ramush Haradinaj sinikdalistet e Trepçes sonte Albin opozitari do ta blloknte sheshin me protesta tuj vajtuar minatoret. Prandaj opozita duhet me shku sonte ne Trepçë sepse aty ka nisur fundi i Jugollsavisë dhe aty duhet te filloi fundi i Albin Kurtit Kryemashtruesit.

Të ngjashme