Smakiqi: SHBA dhe BE nuk do e lejojnë Qeverinë Kurti ta shembë murin e ndarjes kushtetuese ndërmjet pushtetit gjyqësor dhe ekzekutiv

Prishtinë | 03 Mar 2024 | 14:02 | Nga Ekonomia Online


Avokati Xhevdet Smakiqi përmes një postimi në rrjetin social, Facebook ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti çdo ditë po merr “shpulla flakaresha” nga SHBA-ja dhe BE-ja jo vetëm për “antiamerikanzimin” por edhe për “ndërhyrjet” presionet politike ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve te Kosovës .

“Albin Kurti dhe mentorja e tij Dejona Mihaili po marrin për çdo ditë shpulla flakaresha nga SHBA-ja dhe BE-ja jo vetem për antiamerikanzimin e tyre te hapur, por edhe për ndërhyhrjet presionet politike ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve te Kosoves qe tre vite ne pushtetin e mashtrimit”.

Smakiqi shkroi se 17 Shkurti 2008 i koordinuar me SHBA dhe shtetet aleate shumicë BE-së nuk do shembet nga “diktatura e Albin Kurtit e Dejona Mihalit”.

“I gëzohem faktit dhe pas shumë lutjeve edhe te mia publike qe SHBA dhe BE-ja ta stopojnë ndërhyrjen politike presionin politik nga Albin Kurti dhe shpura e tij kundër sistemit te drejtësisë. Gjithashtu fajin e ndërhyrjeve politike në sistemin e drejtësisë e bartë edhe Vjosa Osmani qe duke u bërë argate e Albin Kurtit e Dejona Mihalit e ka lënë Kosovën pa Kryeprokuror te Shtetit duke refuzuar me urdhër politikë dekretimin e Blerim Isufajt i përzgjedhur nga KPK-ja”.

Sipas tij, SHBA dhe BE duhet sanksionuar me masa diplomatike dhe politike edhe presidenten Osmani qe ti kthehet kompentencave kushtetuese te Kosovës e mos te bllokoi dekretimin e Kryeprokurorit te Shtetit.

Të ngjashme