Një smoothie e shpejtë me shalqi është një “bombë” vitaminash dhe antioksidantësh.
Mëngjeset e këtyre ditëve të nxehta, pse jo edhe gjatë ditës, ju sugjerojmë që të përdorni smoothie me shalqi.
Përbërësit
1 banane mesatare
100 gram copa shalqiri të ngrira
1 lugë gjelle kos grek (në vend të saj mund të përdorni qumësht bajameje)
2 lugë gjelle mjaltë
Përgatitja
Shtoni të gjithë përbërësit në një blender dhe i përzieni mirë për pak çaste.
Më pas shtoni qumështin duke përzier herë pas here, në mënyrë që të përftohet një masë kremoze.
Shërbejeni të ftohtë pijen dhe sipër i shtoni kubat e akullit. Nëse dëshironi ato mund t’i fusni në blender që në hapin e parë, bashkë me përbërësit e tjerë.