Kjo smoothie është e pasur me antioksidantë dhe vitamina esenciale, proteina, fibra dhe omega-3 të shëndetshme, e përgatitur pa i shtuar sheqer.
Përbërësit:
– 2 lugë fara chia,
– 350 ml qumësht bajameje,
– 150 g boronica (bën edhe të ngrira),
– 1 lugë gjalpë/vaj kokosi,
– 1 lugë e vogël çaji vaniljeje ekstra,
– kanellë.
Përgatitja:
Farat chia qitni në një enë dhe shtoni 120 ml qumësht bajameje.
Përzieni mirë dhe lini të qëndrojnë së paku 15 minuta.
Merrni të gjithë përbërësit e tjerë dhe shtojani farave chia dhe përzieni derisa të përftoni tretje homogjene.