Reperi i famshëm Snoop Dogg është njëri që dëshiron të provojë gjëra të reja. Pak kohë më parë ai lajmërojë se së shpejti do të sjellë një shfaqje për jetën tij, së fundmi ai ka promovuar një libër të ri gatimi.
“From Crook to Cook” titullohet libri i reperit që do të dal në muajin tetor. Libri përfshin 50 gatimet e preferuara të tij nga koleksioni personal.
Reperi nuk është i panjohur në botën e gastronomisë. Ai momentalisht udhëheq një emision në të cilin bëhen gara për gatime.