Kemi dëgjuar tek flitet për shijet e ulëta dhe kulturën në përgjithësi, popullaritetin politik dhe internetin. Deri sa shtypi gjerman dhe ai amerikan, si dhe gjithë opinioni mbarë botëror, po vlon nga shqetësimet lidhur me robotët manipulues në internet (social bots), opinioni në Kosovë po merret me fenomenin “Linda Morina” dhe “forcën” e padukshme të “fuqisë” së padukshme të “magjisë së zezë”!
Dilema kulturore këtu pari ishte, si u bë këngëtare Linda Morina, brenda natës? Si është e mundur që Linda Morina nga një person i panjohur të bëhet një “super star”? Pse një x dhe y politikan kosovar apo amerikan ka aq shumë Follower-sa në mediet sociale? Politikani ose këngëtarja me talent zero, që më shumë posedon kiç dhe shund sesa kulturë, bile as aso të ultë, të ketë aq shumë LIKE në TWITTER në FACEBOOK dhe të jetë prezent në komentime në gazeta, në show televiziv e gjithkund!
A është e mundur që FOLLOWER-sat që i ka marrë Linda Morina apo presidenti amerikan Donald Trump gjatë kampanjës së zgjedhjeve, sipas pas teorisë së “social bots”-it të jenë vetëm manipulime? Sipas kësaj teorie edhe popullarizimi i Linda Morinës mund të ketë ardhur si rezultat i këtyre robotëve. A po e rrezikojnë robotët sistemin demokratik? Kjo është pyetja që gazetat gjermane kanë shtruar këto ditë. Edhe D. Trump supozohet se i ka fituar zgjedhjet presidenciale, sepse kishte futur në funksion robotët social si në shumë raste të tjera.
Manipulimi nga robotët e internetit
Fjala “Bot” rrjedh prej fjalës Robot – është pra një prapashtesë ose trungu i fjalës Robot. Kur flasim për konceptin “Bot social” – me këtë shumë njohës, gazetarë gjermanë dhe të tjerë i referohen një program kompjuterik që automatikisht ekzekuton një shpërndarje të lajmit, ose të Follower-save në mënyrë të përsëritur, pa pasur nevojë të mbështetet në një bashkëveprim të njeriut. Në ShBA, robotët socialë janë të njohur si ndihmës për fituar zgjedhjet. Robotët socialë i përdorin edhe politikanët dhe krijuesit, këngëtarët (portalet) gjithandej me qëllimin më të mirë për të bërë një dialogim me fansat e tyre. Por ky është në shumë raste një mashtrim, thonë ekspertët, një strategji e cila arrihet falë një programi të internetit, një roboti që përdorë llogari gjoja sikur të ishte një individi i caktuar.
Në Shtetet e Bashkuara tashmë ka ndodhur kjo: “botët socialë” ishin futur në funksion për të zëvendësuar punëtorët artificialë në mbështetje të fushatës për Hillary Clintonin dhe Donald Trumpin në Facebook dhe Twitter. Këtë e vërteton një studim i Universitetit të Oksfordit, i cili tregon se një nga tre ndjekësit e dy politikanëve në të vërtetë nuk është një person real që qëndron pas tyre, por një makinë manipuluese, “ndonjëherë me një mision të pabesë“. Profesor Simon Hegelich nga Universiteti Teknik i Munichut shprehet për gazetën “Der Spiegel” (06.01.2017): “Unë kam zbuluar në SHBA se një botnet që tregon shaka raciste dhe anti-semite dhe i cili kishte shpërndarë këto ofendime kundër Donald Trump strategjia kjo e postuar si një karrem raciste për ta bërë Trumpin në paraqitje si një njeri të marrë. Me këta robotë nxiten rrjetet sociale që të formojnë një bindje të caktuar për një fenomen ose person. Dhe nuk dihet se kush qëndron prapa se kush ka mundur ta ketë programuar këtë bot social”.
Politikanët gjermanë i kanë shpallur luftë robotëve të internetit
Gazeta gjermane shkruan më tej se “botët socialë” në Gjermani nuk janë të përkrahur në volumin dhe intensitetin, siç bëhet në ShBA. Nëse përkrahen jam vetëm disa individë të vetmuar dhe partitë radikale si ajo AFD (Alternativa për Gjermaninë). Prandaj duhet pasur kujdes nga fushatat e tilla, se jo gjithçka që qarkullon në internet dhe mediet sociale është lajm i vërtetë.
Shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se manipuluesit socialë më shumë e përforcojnë një mendim të caktuar sesa e bëjnë ndryshimin e një pikëpamje për një çështje të caktuar. Sipas tyre, fushata e Trumpit ka treguar se një e treta e të gjitha komunikimeve në Twitter është krijuar ndoshta nga “bots”. Kurse për znj. Clinton ka pasur edhe më shumë se 20 për qind (këto statistika i ka hulumtuar gazetari i mediumit publik gjerman “Deutschlandfunk”, Ingeborg Breuer, duke iu referuar profesorit Jürgen Pfeffer, specialist për mediet sociale në Shkollën e Lartë për Politikë në Munich.
Edhe Dr. Jonas Kaiser, profesor për Shkencat e Komunikimit në Institutin e Berlinit dhe në Harvard potencon rrezikun e lajmeve të rrejshme (fake news) që shpërndajnë mediet sociale.
Roli i medieve serioze qëndron pikërisht aty, për t’i filtruar, për t’i përpunuar dhe për t’i vërtetuar këto “lajme” dhe fushata të rrezikshme edhe për demokracinë. “Social Bots” shkaktojnë rrëmuja dhe polemizojnë opinionin, duke fryrë në mënyrë artificiale një çështje ose diskutim të caktuar shoqëror.
“Ajo për të cilën është raportuar në vitet e fundit ka qenë fakti se në mënyrë të përsëritur politikanët kanë blerë FOLLOWER-sat të cilët më pas i kanë shpërndarë mesazhet e tyre me qëllimin për t’i bërë ata (politikanë) më popullorë sesa që janë ‘de facto'”, thotë profesori gjerman.
Manipuluesit socialë – Kosova me shije “kulturore”
Manipuluesit socialë edhe në Kosovë kanë rindezur debatin se çfarë është kulturë e lartë dhe çfarë ajo e ultë (shund dhe kiç): Popullaritetin e Lida Morinës dhe politikanëve lokalë “pa asnjë ditë shkollë” më së shumti e popullarizuan pikërisht robotët manipulues. Nga një fjali e thjeshtë u përmbys i gjithë debati i mirëfilltë kur u zbulua koncepti i Forcës si Isaac Newton me ligjin e “Philosophiae Naturalis Principia Mathematica”. Ad hoc Linda M. u bë një idhull mediatik si kolegët e saj në politikë, që dikujt me shkollë i duhet një karrierë e tërë vitesh për të arritur famën e dëshiruar. Robotët socialë mundësuan “ngritjen” e shumë personaliteteve “fake”, ashtu si shpërndanë shumë lajme “fake” e ngjarje të inskenuara, të cilat mbijetojnë dhe shpërndahen si rrezja e dritës falë këtyre robotëve socialë.
Fakti se këta robotët krijuan famën e rrejshme e tregoi edhe pjesëmarrja e Linda Morinës në emisionin “Xing Xing me Ermalin 2017”. Nga aty u mësua se shumë të ftuar personazhe të skenës shqiptare kosovare,në sekondë të fundit e kishin anuluar pjesëmarrjen në emision vetëm pse Linda ishte prezent aty. Pra bojkoti sikur erdhi nga diferencimi i artistëve të vërtetë nga jokultura, ishte ky refuzim ndaj kiçit dhe shundit.
Mënyra e vetme për t’i tejkaluar këto lajme “fake” dhe “fake” fytyra kulturore e politike janë forcimi i medieve klasike, i gazetave dhe mediumeve serioze kritike dhe profesionale që kujdesen që lajmet “fake”, kiçi e shundi të mbeten aty ku e kanë vendin.
Krejt në fund, ngjarja e arrestimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, do t’i aktivizojë robotët socialë (për të mirë) në përkrahje të lirimit të tij. Peticion-nënshkruesit do të jenë më shumë si spektatorë e me pak si “pengje të lirisë”. Ka gjithashtu zërat të paktë të udhëheqësve politikë të Kosovës e institucioneve të saj për lirimin e “bashkëçlirimtarëve”. Në këtë relacion, humbja, me siguri do tregohet si një imazh me prognozë moraliste të ndërtuar gabimisht!
(Autori është doktorant në UBW, Munich)