Nancy Soderberg, drejtoreshë e lartë e National Democratic Institute në Kosovë, ka thënë se gjithë ky Dorack për nismë legjislative nga qytetarët, është dëshmi për suksesin e forumit që ta bëjë Parlamentin e qasshëm për qytetarët.
“Gjithashtu është një dëshmi për suksesin e forumit dhe përkushtimin e forumit për të bërë Parlamentin të qasshëm për të gjithë qytetarët dhe t’i mësojnë qytetarët që ata kanë të drejtë të organizojnë peticione dhe që të mbajnë përgjegjës llogaridhënës këtë Kuvend dhe nganjëherë e vështirësojnë punën për një Qeveri transparente”, tha Soderberg.
Soderberg, po ashtu tha se duke festuar Ditën e Demokracisë fuqizojmë edhe gjeneratat e ardhshme që Kuvendi i Kosovës këtë gjë ishte duke e bërë me vizitat që bëhen me organizime të shumta në Kuvend për studentët dhe për nxënësit.
E njëjta, shtoi se në Ditën e Dekomracisë është dëshmuar që partneriteti i hapur është me rëndësi të bëhet.
Në fund, Soderberg tha që e përgëzojnë Parlamentin e Kosovës që gjithmonë i vendos në qendër të fokusit studentët, nxënësit e mësimdhënësit, pas kjo dëshmon që Parlamenti është i vendosur që jetë gjithpërfshirës.
Ndryshe, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, së bashku me Forumin për Transparencë Parlamentare të Kuvendit të Kosovës dhe me përkrahje të Rockefeller Brothers Fund (RBF), të premten në Kuvendin e Kosovës, ka publikuar “Doracakun për nisma legjislative nga qytetarët”. /BetimipërDrejtësi