Sogojeva, INPO-s: Kemi ndarë raportin e punës me shoqërinë civile në fund të vitit 2023

Prishtinë | 10 Maj 2024 | 12:56 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Krenare Sogojeva – Dërmaku, komisionere për Informim dhe Privatësi, pas daljes së raportit të organizatës INPO, rreth punës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi ka thënë se si Agjenci kanë qenë dhe vazhdojmë të jenë shumë të hapur për të bashkëpunuar me organizatat jo qeveritare dhe se do të mbeten partnerë dhe tentojnë të jenë shembulli i publikimit proaktiv për çdo dokument, raporton Ekonomia Online.

“Në raportin e INPO-s në konkluzione dhe rekomandimet e të dhëna ajo çka vihet në pah është mungesa e publikimit proaktiv të dokumenteve publike nga ana e institucioneve publike. Agjencia tenton të jetë shembull i publikimit proaktiv për çdo dokument që prodhojmë dhe për çdo shpenzim që bëhet i parasë publike ne i publikojmë të dhënat në faqen tonë për qëllimin që ky proaktivitet të rritet edhe në institucione publike. Ne këtë vit kemi paraparë në planin tonë të punës, planin e performancës kemi paraparë edhe programin e transparencës i cili program pikërisht do të ndikojë në rritjen e proaktivitetit dhe qasjes proaktive për qytetarët nga ana e institucioneve publike. Një prej konkluzioneve tjera është çështja e kohëzgjatjes deri në 48 ditë në mesataren e shqyrtimit të ankesave. Ju kujtoj që Agjencia e ka filluar punën me vetëm një zyrtar në qasje të dokumenteve publike për të vazhduar pastaj me mbështetje nga dy zyrtarë të tjerë d.m.th në totalin e vet Agjencia ka pasur rritje të vazhdueshme të numrit të ankesave që kanë qenë 145 pastaj duke shkuar në 400 e diçka dhe së fundi në vitin 2023 në 522 ankesa të cilat janë shqyrtuar dhe janë vendosur vetëm nga tre zyrtarë dhe vetëm INPO-ja si organizatë në 76 raste ka marrë qasje përmes intervenimit apo përmes shqyrtimit të ankesave në Agjencinë për Informin dhe Privatësi”, ka thënë Sogojeva për Ekonomia Online.

Sogojeva ka shtuar se në raportin e INPO-s është thënë se nuk është ftuar shoqëria civile. ” Në këtë raport në fakt është ftuar shoqëria civile e kemi ndarë me shoqërinë civile në fund të vitit 2023 edhe raportin për 2023”.

“Ky afati 18 ditësh përtej nuk është një vlerësues në kuptimin se Agjencia nuk po i përmbush obligimet e veta në autorizimet e saj ligjore që i ka. Po ashtu plani i performancës në të cilin është thënë se nuk është ftuar shoqëria civile në këtë raport në fakt është ftuar shoqëria civile kemi ndarë me shoqërinë civile në fund të vitit 2023 edhe raportin për 2023. Po gjithsesi nuk ka mundur të jetë raporti deri në fund të vitit sepse ndarja e informatave është bërë në mesin e dhjetorit dhe raporti final që bëhet për kuvendin e që e kemi obligim ligjor ta dorëzojmë në mars të vitit 2023 nuk është publikuar sepse ne nuk e publikojmë një raport të pamiratuar nga ana e institucionit tonë mbikëqyrës e që është Kuvendi i Kosovës. Përndryshe çdo informatë që kanë kërkuar gazetarët dhe raportin jo të tërësishmit por në infografika dhe me të dhëna statistikore Agjencia e ka publiku dhe e ka nda në të gjitha mediat në fund të vitit 2023”, ka thënë Sogojeva.

Komisionerja Sogojeva ka folur edhe për çështja e justifikimit apo konsistencës së vendimeve të Agjencisë dhe se në bazë të nenit 17-të e kanë obligimin ligjor që të komunikojnë me institucionet.

“Agjencia për Informim dhe Privatësi ka qenë vazhdimisht konsistente në trajtimin e rasteve asnjë ankesë në Agjenci nuk trajtohet duke kaluar radhën. Me këtë numër të stafit që kemi ne trajtojmë ankesat sipas renditjes që i marrim ankesat nuk ka krijime të standardeve të ndryshme kemi një rast me të cilin është diskutuar edhe sot nga publikimi i raportit në tri komuna, në një prej komunave na është thënë se kemi vendos njëherë për të njëjtën çështje. Në fakt AIP-ja në bazë të nenit 17 të përjashtimit  e ka obligimin ligjor që të komunikojë me institucionin dhe nëse institucioni për rastet të cilat gjinden nën hetime e ofron dëshminë çfarë do qoftë ajo se janë marrë ato dokumente dhe rasti është nën hetime normalisht që edhe ne nuk kemi kompetencë të zgjerohemi më tej prandaj në rastin e parë është gjobitur institucioni për shkak se nuk ka ofruar dëshmi se të dhënat janë nën hetime apo dokumentet apo rasti konkret është nën hetime. Ndërsa në rastin e dytë ne e kemi pasu dokumentin zyrtar lëshuar nga Policia e Kosovës që janë marrë ato informata dhe ato dokumente për qëllime hetimore dhe ajo çka është me rëndësi të ceket, ne në vazhdimësi sfidat e Agjencisë dhe kërkesat tona i parashtrojmë te Kuvendi i Kosovës sepse edhe atij i përgjigjemi dhe normalisht se një prej kërkesave tona të vazhdueshme është edhe rritja e numrit të stafit që do ta përmirësojë dukshëm normalisht edhe performancën tonë në kuptimin e këtij afati të 42 orë të cilin e ka cekur sot në raport”, ka thënë Sogojeva.

“Agjencia do vazhdojë të jetë partner i ngushtë i shoqërisë civile dhe të luftojë në realizimin në kuptimin procedural dhe ligjor në realizimin e të drejtës së qytetarit për të pasur qasje në dokumente publike. Deri më sot asnjë vendimmarrje e Agjencisë nuk ka qenë e ndikuar qoftë nga institucionet publike dhe nuk do të pranojmë asnjë presion qoftë nga institucionet publike e as nga një indikatorë tjetër shoqëror, por do vazhdojmë të punojmë në realizimin e të drejtës së qytetarit për të qenë të informuar”, ka thënë ajo për Ekonomia Online.

Të ngjashme