Sokol Halili u soll i vdekur në Emergjencën e QKUK-së, e konfirmon drejtori

Prishtinë | 02 Dhj 2022 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Sokol Halili i dyshuari kryesor për vrasjen e Hamide Magashit bashkë me fëmijën e saj e cila priste ta lindte, ka bërë sot vetëvrasje.

Ai, është arritur të lokalizohet nga Policia, por nuk ka pranuar të dorëzohet dhe ka kryer vetëvrasje.

Ndërsa, nga aty ai është dërguar për në Emergjencën e QKUK-së.

Aty është sjellë i vdekur.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla.

“Po është sjellë në Emergjencë i vdekur”, ka thënë shkurt ai.

Të ngjashme