Kreu i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka bërë të ditur se mbrëmë ka ndërruar jetë nëna e tij.
Ai ka bërë të ditur se nëna e tij ishte e smurë nga një sëmundje e rëndë.
“Lamtumirë e shtrenjta NËNË! Me zemër të thyer ju njoftoj se, pas një sëmundje të gjatë, mbrëmë shkoi në amshim nëna jonë, Shefkide Haliti. Ikja e saj na pikëlloi së tepërmi, sepse e kishim shtyllë të shtëpisë. Ajo na rriti e na mësoi si të jetojmë me nderë e inetegritet”, ka shkruar ai.
‘Kujdesi, dashuria, këshillat dhe fjalët e saj magjike do të na ndriçojnë rrugën ndër breza. Të afërm, miqë e bashkëqytetarë, ju njoftojmë se ceremonia e varrimit, do të bëhet vetëm nga familjarët, për shkak të masave mbrojtëse nga Pandemia. Poashtu, pritje nuk do të ketë, prandaj jemi të detyruar që ngushëllimet t’i pranojmë vetëm nga distanca”, tha Haliti./Express/