Sokol Havolli emërohet Drejtor i Investimeve Kapitale në Prishtinë: S’do të jem shpesh në zyre sepse puna ime është ne terren

Prishtinë | 27 Shk 2026 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Sokol Havolli është emëruar Drejtor i Investimeve Kapitale të Komunës së Prishtinës. Këtë e ka bërë të ditur ai nëpërmjet një shkrimi në facebook, duke thënë se ai nuk do të jetë shpesh në zyrë sepse puna e tij, sic thotë ai është në terren

“Me nder dhe përgjegjësi të madhe kam pranuar emërimin në Drejtorinë e Investimeve Kapitale të Kryeqytetit për mandatin e dytë të Kryetarit Perparim Rama. Falënderoj Kryetarin Rama për besimin e dhënë për vazhdimin e punës nga viti i kaluar, si dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për mbështetjen e vazhdueshme. Nuk do të jem shpesh në zyrë, sepse puna ime është në terren, aty ku realizohen projektet, aty ku preken drejtpërdrejt nevojat e qytetarëve dhe aty ku investimet kapitale marrin formë konkrete. Me përkushtim të plotë, do të punoj që çdo projekt të zbatohet me cilësi, efikasitet dhe përgjegjësi”, ka shkruar ai.

Të ngjashme