Sokol Haziri zgjedhet kryetar i AAK-së në Gjilan

Prishtinë | 10 Maj 2026 | 08:27 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se Aleanca ka vazhduar procesin e riorganizimit në degët e saj në Komunën e Gjilanit, ku me mbështetje unanime Sokol Haziri është zgjedhur kryetar i ri i Degës së Aleancës në Gjilan.

Gjini njoftoi se në këtë takim ishte i shoqëruar nga nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri, ndërsa të pranishëm ishin edhe Ahmet Isufi, ish-kryetari i degës Nazim Gagica dhe strukturat e reja të Aleancës në m.

“Sokoli është një koleg i dëshmuar që nga hapat tanë të parë, me përvojë të gjatë institucionale dhe përkushtim të qartë ndaj qytetarëve”, ka deklaruar Gjini.

Të ngjashme