Sokol Xhafa mban ligjeratë në FSK për sigurinë e ujit

Prishtinë | 10 Nën 2021 | 20:51 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme, në Kazermën “ Adem Jashari ”, Sokol Xhafa, u.d kryeshef ekzekutiv i KRU ” Prishtina” mbajti ligjeratë për Forcën e Sigurisë së Kosovës / Kompaninë për operacione me civil, në kuadër të zhvillimit profesional dhe njohurive të përgjithshme të pjesëtarëve të tyre.

Temat e ligjëruara kishin të bënin me njohuritë e përgjithshme të sistemit të rrjetit shpërndarës, sistemeve funksionale, mbrojtjes së burimeve të ujit, teknologjitë e trajtimit të ujit, sfidat dhe vështirësitë, me theks të veçantë siguria e furnizimit me ujë cilësor dhe sasior.

Të ngjashme