Sokoli: Ndalimi i tifozëve në ndeshjen Shqipëri–Serbi, mungesë organizimi institucional

Prishtinë | 07 Qer 2025 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Deputeti dhe ish-trajneri i njohur i futbollit, Bylbyl Sokoli, ka komentuar vendimin që tifozët të mos lejohen të marrin pjesë në ndeshjen Shqipëri–Serbi, raporton Ekonomia Online.

Ai theksoi rëndësinë e dialogut me grupet e organizuara të tifozëve dhe kritikoi institucionet për mungesë bashkëpunimi dhe organizimi.

“Kam planifikuar që të shkoj. Mendoj se neve na duhet dialogu edhe kjo gjë ka mundur shumë thjesht me u ul me grupet e tifozëve – Ballistët, Skifterët, Intelektualët, Kuq e Zinë, Plisat – krejt janë këta tifozët që mund të merren vesh, se janë udhëheqësit e tyne, janë djem që dinë me organizuar. Unë mendoj që Federata e Futbollit, pse jo edhe shteti shqiptar, është dashur që të ulet me këto grupe të tifozëve, të krijojë atmosferë të mirë para takimit dhe të tregohet kultura e organizimit, mikpritjes. Normal që disa slogane duhet të qëndrojnë aty sepse ky shtet (Serbia) ka shkaktuar shumë krime, maskara, dhe ne mundemi me fal, por me harruar nuk duhet asnjëherë. Këtu dëshmon që te organizimi – nëse nuk mund të merremi vesh – unë mendoj që mbetet faji më tepër te institucionet”, tha ai.

Të ngjashme