Solidarizimi për Floyd: Thuram, Sancho, Hakimi dhe McKennie rrezikojnë dënimin

Prishtinë | 02 Qer 2020 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Gjestet  ndryshme të solidaritetit me George Floyd, afro-amerikanin e vrarë në Minneapolis nga një polic, të manifestuara në fundjavën e fundit të Bundesligës, mund t’u kushtojë dënimin disa futbollistëve. DFB, Federata Gjermane e Futbollit, e nisur procedimin për sjelljet e lojtarë të tillë si Thuram, Sancho, Hakimi dhe McKennie dhe tani dëshiron të verifikojë nëse ata nuk e kanë kryer shkeljen duke mbajtur qëndrime politike, fetare ose personale.

Jadon Sancho i Borussia Dortmundit hoqi fanellën pas golit të tij të parë ndaj Paderborni, duke treguar fjalët “drejtësi për George Floyd”. Sjellje identike pati edhe shoku i tij i skuadrës, Achraf Hakimi, i cili tregoi të njëjtin mesazh, por nuk u sanksionua me një paralajmërim sepse nuk e ngriti bluzën mbi kokë.

Një ditë më parë, McKennie e Schalke 04 kishte vendosur në krahun e tij një shirit me mbishkrimin “George Floyd”, por gjesti që pati më shumë impakt ishte ai i Thuram Jr, i cili pas një goli u gjunjëzua si Kaepernick.

Presidenti i DFB-së, Fritz Keller, është munduar t’u mbrojë lojtarët:

“Nëse njerëzit janë të diskriminuar në bazë të ngjyrës së tyre të lëkurës, është e padurueshme. Nëse vdesin për shkak të ngjyrës së tyre të lëkurës, atëherë unë jam thellësisht i mërzitur. Viktimat e racizmit kanë nevojë për solidaritetin tonë. Unë jam krenar për ata. Mund t’i kuptoj plotësisht veprimet e fundjavës. Askush nuk mund të jetë indiferent ndaj asaj që ndodhi në Shtetet e Bashkuara “.

Të ngjashme