“Solidi” nis maunat e para drejtë BE-së për këtë vit, Shahini bën thirrje për mbështetje të prodhuesve

Suharekë | 20 Jan 2022 | 12:15 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në fabrikën e këpucëve “Solid” në Suharekë janë përcjellë maunat e para të eksportit për sivjet me prodhime vendore për në Bashkimin Evropian, raporton Ekonomia Online.

Vlera e këtij eksporti për ditën e sotme është 33 mijë e 750.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, si organizatore e këtij promovimi, ka thënë se fabrika e këpucëve “Solid”, është e vetmja në Kosovë që mbulon tregun në Kosovë falë përgaditjes dhe unvestimeve profesionale

“Sot kemi ardhur që ta përcjellim këtë eksport për Francë i cili eksport synon që të sjellë mjete të freskëta në Kosovë ne do të mburremi me kompanitë nga Kosova e cila eksporton produkte për jasht kur kemi parasysh se ne importojmë rreth 90% të produkteve të gatshme”, tha ai.

Shahini i bëri thirrje institucioneve të shtetit që të krijojë hapësirë e subvencione për prodhuesit vendorë.

“Prodhuesit vendorë kanë nevojë për dorën e shtetit dora e shtetit duhet të mbështet dhe duhet të kenë kujdes në çdo rritje të politikave tatimore qoftë edhe të energjisë elektrike sepse do të jenë në barrë të prodhuesve vendorë e qytetarëve”, ka thënë Shahini.

Njëri ndër pronarët e fabrikës “Solid” Ahmet Kuqi tha se sot ka të bëjë për eksportin në Francë ku është eksporti i 4 për këtë vit.

“Viti 2021 e lam diku me rreth 3 milionë verë kurse 2022 si eksport 150 mijë euro janë gjerë me sot”, tha ai.

E kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, tha se është kënaqësi si komunë ë vogël të fillojnë eksportin.

“Qëllimi kryesorë është që sa ma shumë me eksportua e sa më pak me importu”, tha ai.

Lumnije Ajdini, drejtoreshë menaxhuese e AKB-së tha se Qeveria e Kosovës duhet t’i subvencionojë eksportuesit pa kushte. Tha se ndonëse është paraparë subvencioni nga Pako e ringjarlljes ekonomike, kjo gjë nuk ka ndodhur.

“Ne duhet ti besojmë prodhuesve tanë është gëzim që po rritet eksporti i Kosovës drejt vendeve qoftë të Ballkanit qoftë të BE. Prodhuesit e Kosovës kanë cilësi e janë të përgjegjshëm por duhet t’i ndihmojë edhe shteti”, tha ajo.

Të ngjashme