Solomon largohet nga Kroacia, transferohet te Ballkani

Prishtinë | 03 Gus 2021 | 20:18 | Nga Ekonomia Online

Përfundon ende pa nisur aventura e Theophilus Solomon në Kroaci.

Ish-sulmuesi i Partizanit i cili pas aventurës në Kuvajt me Al Qadsia u transferua në Kroaci te Istra gjatë kësaj vere po ende pa debutuar në një ndeshje zyrtare Solomon është larguar duke zgjedhur edhe destinacionin e ri se ku do ta vazhdojë karrierën.

Solomon është transferuar zyrtarisht në Kosovë te Ballkani me të cilët ka firmosur për 2 vite.

Njoftimi i klubit në Facebook:

Futboll Klub Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se sulmuesi Theophilus Solomon është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje 2 vjeçare me sulmuesin nga Nigeria. Prezantimi i sulmuesit do të bëhet ditët në vijim në Suharekë.

🤝 Solomon ka qenë një nga futbollistët më të dalluar në Shqipëri, me skuadrën e Partizanit teksa më pas u transferua në ekipin e Qadsia Fc ne Kuvajt para se të firmosë me Ballkanin. Sulmuesi 25-vjeçar, ka qenë më parë edhe pjesë e Rijekas, Ujpest e Omonia Nikosia.

Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje sulmuesit shtatlartë dhe suksese me fanellën e klubit tonë.

Të ngjashme