Solskjaer: Pogba mungon disa javë

Prishtinë | 08 Shk 2021 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Manchester United-it, Ole Gunnar Solskjaer, ka thënë që Paul Pogba do të mungojë disa javë.

Kampioni i botës me Francën u lënduar gjatë barazimit 3:3 me Evertonin, ndërkaq tani norvegjezi ka njoftuar për situatën e mesfushorit.

“Është një lëndim që i merr disa javë për t’u shëruar. Ai sapo e ka filluar rikuperimin, duke punuar me stafin mjekësor dhe ne do ta rikthejmë sa më shpejt dhe sa më sigurt që është e mundur”, ka thënë Solskjaer për televizionin e Manchester United-it.

“Sigurisht, Paul ka qenë shumë i rëndësishëm për ne, dhe ne nuk do të rrezikojmë. Definitivisht disa javë. Ti kurrë s’do që të lëndohesh, posaçërisht tani që Paul-i po e gjente vërtet formën e tij dhe po e shijonte lojën e vet”.

https://www.youtube.com/watch?v=EGG7zfJO6dM&feature=emb_title
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme