Manchester United është mposhtur 4-2 midis ‘Old Trafford” nga Liverpooli.
Trajneri i “Djajve të Kuq”, Ole Gunnar Solskjaer, fajin ia lë tifozëve, që protestuan para stadiumit para nisjes së takimit.
Ai beson shumë se protestat e tifozëve të pakënaqur ndaj drejtuesve të klubit, ndikuan në paraqitjen e futbollistëve në fushë.
“Ne e dinim se gjërat do të shkonin kështu, nuk kishim çfarë të mendonim tjetër për këtë, për diçka që s’mund ta kontrollojmë. Përgatitja ka qenë e ndryshme, por kjo nuk është një justifikim. Të gjithë ata që kanë luajtur në këtë nivel e dinë se vëmendja ndaj detajeve është e rëndësishme dhe ne nuk bëmë një ditë të zakonshme”.
“Duke mos u justifikuar, kjo (protestat) ndoshta ka ndikuar pak të futbollistët”.