Drejtori sportiv i Manchester Unitedit, Ed Woodward, ka bërë të ditur se trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka mbështetjen e bordit të klubit.
Trajneri norvegjez është lidhur me një largim nga “Djajtë e Kuq” pas rezultateve të dobëta në fillim të këtij edicioni. Por klubi thuhet se ka vendosur ta mbështesë trajnerin norvegjez përkundër kësaj.
Unitedi këtë sezon është në pozitën e 14-të me 10 pikë të tubuara.
Së fundi Mauricio Pochettino është lidhur me klubin anglez si zëvendësues i Solskjaerit.
Solskjaer ka kontratë me Manchester United deri në vitin 2020.