Të paktën 10 persona janë vrarë në një sulm me makinë-bombë në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu.
Raportohet se sulmi për cak e kishte ndërtesën e qeverisë dhe përgjegjësinë për të e kanë marrë kryengritësit islamikë, transmeton Express. Ndërkohë, raportohet edhe për 20 të plagosur.
“Më shumë se 10 persona kanë vdekur dhe 20 të tjerë janë plagosur. Shpërthimi e ka shkatërruar ndërtesën e zyrave qendrore të rrethinës Wadajir,” ka thënë Abdifatah Omar Halane, zëdhënësi i kryetarit të Mogadhishut.
Në shpërthim janë shkatërruar edhe 10 automjete.